ENI KOÇI DHE GENC PRELVUKAJ KAPEN MAT/ Ja fotot që nuk do donin të publikoheshin – AlpeGossip
ENI KOÇI DHE GENC PRELVUKAJ KAPEN MAT/ Ja fotot që nuk do donin të publikoheshin

ENI KOÇI DHE GENC PRELVUKAJ KAPEN MAT/ Ja fotot që nuk do donin të publikoheshin

Tashmë është bërë më shumë se 1 vit që kanë dalë thashethemet se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë të lidhur. Madje çifti janë fotografuar bashkë të kapur për dore, por sërish kanë preferuar mos ta konfirmojnë lidhjen. Së fundmi dy këngëtarët shumë të dashur për publikun, janë fotografuar në një restorant. Në fotot e publikuara nga “Express”, Eni dhe Genci shihen duke biseduar e më pas qëndrojnë me telefonat e tyre në duar.

Si Eni, edhe Genci shfaqen shumë të thjesht, të pakuruar, siç i shohim gjithnjë në ekran e me siguri nuk do donin që këto foto të publikoheshin.

Kujtojmë që Eni dhe Genci kanë realizuar edhe bashkëpunime muzikore si: “Vetëm ti” dhe “shi bie në Tiranë” të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.