“SA I MIRË QË JE”/ Ardit Gjebrea ndërpret intervistën dhe telefonon bashkëshorten për t’i thënë “Të dua” – AlpeGossip
“SA I MIRË QË JE”/ Ardit Gjebrea ndërpret intervistën dhe telefonon bashkëshorten për t’i thënë “Të dua”

“SA I MIRË QË JE”/ Ardit Gjebrea ndërpret intervistën dhe telefonon bashkëshorten për t’i thënë “Të dua”

Gjatë emisionit të ditës së sotme “E diela shqiptare”, moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea zhvilloi një intervistë me Prefektin e Qarkut të Tiranës, Toni Gogun dhe bashkëshorten e tij Edin, në rubrikën “Gjysma ime”.

Çifti tregoi për publikun marrëdhënien e tyre të bukur të dashurisë, ndërsa Edi tregoi se mërzitet shpesh kur bashkëshorti i tij Toni i kushton më shumë vëmendje punës sesa familjes.

Kështu, Gjebrea i kërkoi në bisedë e sipër telefonin stafit të tij, dhe i ka telefonuar bashkëshortes për t’i thënë që e do.

Ardit Gjebrea: Kur është në punë, kujdeset për ty?

Edi Gogu: Përpiqet, më dërgon mesazhe, më dërgon ndonjë nga ato zemrat dhe nëse ndonjëherë nuk ka kohë, në darkë i them “po sot?” (qesh).

Ardit Gjebrea: Ari ma sill pak telefonin të lutem. Më duhet të bëj diçka. (Telefonon bashkëshorten e tij në telefon).

Anila Gjebrea: Jam tek grimi.

Ardit Gjebrea: Jo thjesht të mora për të të them të dua, kaq, mirupafshim.

Anila Gjebrea: U sa i mirë që je, edhe unë të dua.

Edi Gogu: E shikon Ardit, me një fjalë!

Ardit Gjebrea: Faleminderit.

Toni Gogu: Është magjistare.

Katër ditë më parë, Ardit Gjebrea dhe bashkëshortja e tij festuan 30-vjetorin e martesës.

Arditi ka zbuluar se me këtë rast i ka dhuruar bashkëshortes një tufë me trëndafila të kuq, si shenjë dashurie e mirënjohje për gjithë këto vite martesë.

Mirëpo dhe Anila nuk ka mbetur pas me surprizat dhe i ka dhuruar po ashtu Arditit një tufë me trëndafila të bardhë. Por e veçanta në tufën e saj qëndronte tek dy trëndafilat në mes, një blu për djalin e tyre, Jonin dhe një rozë për vajzën e vogël të shtëpisë, Annën.

Ja dhe 30 trëndafila nga zemra ime me 2 bebat në mes”, ka shkruar Gjebrea.

Kujtojmë se para disa ditësh moderatori udhëtoi drejt Dubait bashkë me Anilën dhe Annën, që e marrin kudo me vete. këto ditë ju shërbyen atyre për t’u relaksuar, festuar Vitin e Ri dhe me siguri edhe përvjetorin e martesës.