Sadna del për herë të parë me rroba banjo, fansat e sulmojnë keq: Ti je turpi i… (FOTO) – AlpeGossip
Sadna del për herë të parë me rroba banjo, fansat e sulmojnë keq: Ti je turpi i… (FOTO)

Sadna del për herë të parë me rroba banjo, fansat e sulmojnë keq: Ti je turpi i… (FOTO)

Ajo është padyshim një nga aktoret më të dashura për publikun pas famës që mori me rolin e “Sadna” në serialin “Bidaai”. Sara Khan vazhdon aktrimin e nuk e ka lënë kurrë pas dore. Momentalisht ajo është angazhuar me një serial të ri të quajtur “Bitchy bee” i cili ka pasur goxha sukses.

 

Megjithatë këtë fund qershori 28-vjeçarja ka vendosur të marrë disa ditë pushime dhe sot është nisur për të pushuar në Goa të Indisë. Sara ndodhet atje së bashku me familjen dhe ka postuar rresht disa foto. Në njërën prej tyre shfaqet me bikini teksa tregon trupin me linja perfekte dhe pas saj ndodhet e motra.

Mirëpo fansat indian nuk e kanë pritur aspak mirë këtë foto të aktores duke e quajtur të papërshtatshme. “Ti më pëlqen si aktore, por do të heq nga Instagrami im sepse këto foto janë të papranueshme”, i shkruan një ndjekës aktores ndërsa një tjetër i komenton se duket e frikshme pa makeup.