SËRISH BASHKË/ Ja përse Arbana i uron FAT Eduartit (FOTO) – AlpeGossip
SËRISH BASHKË/ Ja përse Arbana i uron FAT Eduartit   (FOTO)

SËRISH BASHKË/ Ja përse Arbana i uron FAT Eduartit (FOTO)

Pak ditë më parë Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj ishin me pushime në Marok. Ata na bënë zili të gjithëve me postimet e tyre në rrjetet sociale dhe nuk munguan as komentet romantike nëpër foto.

Por mesa duket pushimet kanë përfunduar dhe tashmë Eduarti i është kthyer punës. Së fundmi ai ka nisur xhirimet për një film që mban titullin “Gjyshja” dhe Arbana Osmani duket të jetë pranë tij.

Nëpërmjet një postimi të bërë pak minuta më parë në Instastory, moderatorja i uron suksese për këtë projekt të ri. “Paç fat”, shkruan Arbana mbi videon të cilën e shoqëron edhe me një emoji zemre.

Arbana ka zbuluar se për xhirimet e filmit ata kanë udhëtuar drejt Bogës dhe pjesë e grupit të aktorëve është edhe Ema Andrea.