Anxhela Peristeri është një ndër artistet më të talentuara në tregun muzikor shqiptar. Vetëm para pak ditësh ajo mbajti një koncert recital dhe të gjithë janë mrekulluar nga vokali i saj. Përpos zërit të saj, Anxhela është komentuar edhe për një sherr të mundur mes saj dhe Elhaida Danin, por së fundmi dyshja u shfaqën bashkë.
Në koncertin e saj Anxhela kishte ftuar për të kënduar në skenë bashkë me të këngëtaren, Elhaida Danin. Por rikujtojmë se në media u përfol se pas “Këngës Magjike”, pati një debat mes vajzave dhe këtë Anxhela e sqaron për herë të parë në “Thumb”. Gazetarja Kilda Hysenbegasi ka pyetur Anxhelën, se cila prej tyre i ka ulur gjakrat e para.
“Lajmet kanë dalë kot po nuk i ka përgënjeshtruar njeri se është e kotë të merresh. Ne nuk kemi patur kurrë konflikt dhe unë prandaj e ftova këtu sepse e vlerësoj si artiste. ”- ka thënë këngëtarja