“SHIKO KUSH LUAN”/ Niko e Sara flasin “pa dorashka” për personazhet e njohur shqiptarë – AlpeGossip
“SHIKO KUSH LUAN”/ Niko e Sara flasin “pa dorashka” për personazhet e njohur shqiptarë

“SHIKO KUSH LUAN”/ Niko e Sara flasin “pa dorashka” për personazhet e njohur shqiptarë

Stilisti Niko Komani dhe moderatorja Sara Kolami ishin dy nga të ftuarit e “Shiko kush LUAN” në Top Channel, nga Luana Vjollca.

Të vendosur në sfidë përballë njëri-tjetrit ata duhet të jepnin mendimin e tyre të sinqertë përsa i përket personazheve shqiptarë. Sigurisht që do të pyeteshin për stilin, fashion, photoshop e rrjete sociale.

Të dy u përgjigjën në mënyrën më origjinale të mundshme.

Nëse për Nikon personazhet që nuk kanë stil në të veshur janë Ingrit Gjoni, Anjeza Branka & Co, Sara zgjodhi ta lërë bosh tabelën e saj.

Personazhet që duhen marrë shembull për Nikon janë Luana sepse ka arritur qëllimin e saj, Marina sepse është punëtore dhe Yllka Mujo sepse është e adhurueshme. Për Sarën ishin Kida, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Tayna. Situata u vështirësua kur u pyetën për stilistët që huazojnë andej-këndej e kopjojnë. Niko tha Valdrin Sahiti, ndërsa Sara shkroi emrin e Niko Komanit dhe Miranda Dupit, të cilët kurojnë imazhin e shumë prej artistëve shqiptarë.

E nëse e keni kuptuar edhe ju, patjetër që politika ka “fashion” dhe këtu ata ishin në një mendje: Edi Rama (shumë mirë bën që vesh çitjane dhe atlete), Erjon Veliaj, Monika Kryemadhi dhe Majlinda Bregu.