SHOKOHEN FANSAT/ Kylie heq dorë nga “KUWTK” për arsyen që nuk pritej – AlpeGossip
SHOKOHEN FANSAT/ Kylie heq dorë nga “KUWTK” për arsyen që nuk pritej

SHOKOHEN FANSAT/ Kylie heq dorë nga “KUWTK” për arsyen që nuk pritej

Ditën e djeshme bëri bujë në të gjitha mediat trailer i sezonit të ri të ‘Keep up with the Kardashians’, pasi në të ishte përfshirë skandali i bujshëm i tradhëtisë mes Tristian Thompson dhe Jordyn Woods

Në pamjet e publikuara, Khloe shihej e shkatërruar teksa qante përpara kamerave për ish partnerin e saj. Mirëpo, ndryshe nga Khloe e cila kishte pranuar që të xhirohej gjithçka, së fundmi është mësuar se Kylie ka qenë shumë e tronditur dhe nuk ka pranuar që të marr pjesë në xhirime për të folur për ish mikeshën  e saj.

Sipas ‘Us Weekly’, është mësuar se Kylie ishte e demoralizuar dhe ka marrë një periudhë shkëputje nga xhirimet dhe ende nuk dihet kur do të rikthehet dhe nëse do të flasë për tradhëtinë e bujshme.