SHOKON Robert Aliaj: Djalin duan ta përdhunojnë live në television, imagjinoni t’ia bënin këtë një vajze – AlpeGossip
SHOKON Robert Aliaj: Djalin duan ta përdhunojnë live në television, imagjinoni t’ia bënin këtë një vajze

SHOKON Robert Aliaj: Djalin duan ta përdhunojnë live në television, imagjinoni t’ia bënin këtë një vajze

Artisti Robert Aliaj ka denoncuar “Big Brother Albania VIP”, se po i imponojnë djalit të tij të bëjë seks live me një prej konkurrenteve.

Aliaj ka aty djalin e tij, Kristin, të cilit një prej konkurrenteve, Kejvina Kthella, iu fut në krevat për të bërë seks.

“Është e qartë, ajo që është e rëndësishme dua ta bëj të qartë për partizanët e mbrojtjes se shpesh ka pasur përqasje sikur po e mbroj unë Kristin. Kristi më mbron mua se unë e kam edukuar vetë e kam bërë të aftë për ta përballuar jetën e vet vetë, Kristi i ka kaluar dhe shumë dimensione të miat.

Unë ndihmohem nga djali im se shumë përgjigje të pyetjeve të mia i marr nga Kristi. E thashë për tu pozicionuar se o do flas si baba o si analist për situatën aty brenda.

Kristi është vënë në pozitë të vështirë është shumë e vërtetë. Një provokim shumë i rëndë, nëse një djalë do ia bënte këtë një vajze e do i kërkonte publikisht me imponim që unë do fle me ty patjeter.

Ju nuk e kuptoni që në kokën e një djali është një presion psikologjik që mund të ketë e pasoja te ai djalë nëse ai nuk do reagojë. Unë vura re përballjen brilante që bëri Kristi atje”- tha Robert Aliaj.

Edhe pse thuhet se është një shou për të treguar vlerat e këtyre “vip”-ave, Big Brother ka degraduar në një shfaqje erotike për pullë të kuqe, ku ashtu siç thotë edhe Aliaj, duan të krijojnë romanca me zor, madje edhe skena seksuale, për të rritur shikueshmërinë.

Dhe e gjitha kjo, live dhe në një television kombëtar.