“The Voice Kids” mbylli siparin të premten që lamë pas dhe fitues u shpall Denis Bonjaku, nga skuadra e Miriamit. Këngëtarja e njohur ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ disa foto me finalistët e skuadrës së saj. Festa në ‘Skudrën Miriam’ mesa duket vazhdon, teksa Miriami shkruan se ‘The Voice’ nuk ka mbaruar akoma. Një tortë për të festuar dhe një foto ku të vegjëlit dhe kengëtarja duken si një familje, pa harruar edhe ndihmës trajneren, Kamela Islamaj. Ky është shembulli që tregon se nga spektakle të mëdha krijohen miqësi të bukura.