Shtohet “emoji” më i veçantë dhe asnjë nga ne s’e vuri re (FOTO) – AlpeGossip
Shtohet “emoji” më i veçantë dhe asnjë nga ne s’e vuri re (FOTO)

Shtohet “emoji” më i veçantë dhe asnjë nga ne s’e vuri re (FOTO)

Në muajin nëntor kudo qarkulloi lajmi se një tjetër emoji do t’i shtohet listës së simboleve të cilat plotësojnë komunikimin tonë të përditshëm. E ndërsa tani, mësohet se 12 versione të emoji-it për flokëkuqët janë gati!

Pas punës intensive gati njëvjeçare, ky simbol është gati ashtu siç u njoftua. Përpos këtij lajmi, kompania e cila merret me këtë, “The Unicode Consortium” zbuloi se përgjatë gjithë vitit do të ketë rreth 157-simbole të reja që do t’u shtohen smartphone-ve.

Emoji i flokëkuqëve, ka qenë më shumë se i kërkuar për një kohë të gjatë, aq sa rreth 22.000 njerëz morën pjesë në peticionin e quajtur : “Kokëkuqët duhet të kenë gjithashtu simbolin e tyre!”
Dhe ky, me shumë gjasa do të jetë super lajm për vajzat dhe djemtë kuqalashë, të cilët e kanë pritur me paduri simbolin unik i cili i identifikon më së miri.