“SHUMË NJERËZ MEZI PO TË PRESIN”/ Emina Çunmulaj publikon FOTO me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
“SHUMË NJERËZ MEZI PO TË PRESIN”/ Emina Çunmulaj publikon FOTO me barkun e rrumbullakosur

“SHUMË NJERËZ MEZI PO TË PRESIN”/ Emina Çunmulaj publikon FOTO me barkun e rrumbullakosur

Ditët po kalojnë dhe Emina Çunmulaj po i afrohet pak nga pak fundit të shtatzënisë. Bukuroshja është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin, Sam Nazarian.

Ajo ka ndarë së fundmi në Instagram një foto, ku pozon me bikini teksa ka shkruar disa fjalë mjaft të ëmbla për vogëlushin që pritet të vijë në jetë së shpejti.

“Kemi dhe disa javë i vogli im, vetëm unë dhe ti. Dhe pastaj, bëhu gati sepse këtu është një botë e madhe që të pret dhe në të ka shumë njerëz që të duan aq shumë duke të pritur por dhe shumë gjëra që mamaja do të të mësojë teksa rritesh për t’u bërë një zotëri dhe një njeri i sinqertë.”, ka shkruar Emina.

FOTO

Në 11 prill modelja zbuloi përmes një fotografie shumë të ëmbël se është në pritje të një fëmijë të tretë. Me një foto përkrah dy vajzave të saj, modelja shqiptare zbuloi lajmin e ëmbël dhe gjininë e bebushit. Ajo tregoi se së shpejti do të sjellë në jetë një djalë dhe vajzat e saj do të bëhen me vëlla.