Si është të jesh e fejuar me Seldin? Mimoza tregon disa detaje që s’i dinim – AlpeGossip
Si është të jesh e fejuar me Seldin? Mimoza tregon disa detaje që s’i dinim

Si është të jesh e fejuar me Seldin? Mimoza tregon disa detaje që s’i dinim

Çifti i famshëm Seldi dhe Mimoza janë fejuar, dhe më në fund po e shijojnë lidhjen edhe në publik pas gjithë atyre mohimeve.

Ata janë shumë të dashuruar ndaj dhe fejesa erdhi shumë shpejt, menjëherë pasi bënë publike lidhjen e tyre. Asnjëri nga ata nuk na kanë treguar sesi janë njohur, dhe kur janë dashuruar me njëri-tjetrin. Në një intervistë së fundmi për “Blic”, Mimoza ka treguar si ka nisur dashuria e saj me Seldin.

“Lidhja jonë ka filluar gjatë verës, njihemi prej kohësh që nga bashkëpunimi ‘Pare Pare’, kemi qenë miq të mirë dhe ka qenë e shkruar që të përfundojmë si çift këtë vit. Seldi nuk është xheloz, më mbështet në maksimum në muzikë, deri më tani nuk e pengon asgjë tek unë, ndjehemi të lumtur të dy”, ka thënë këngëtarja Mimoza Shkodra.