SIKUR TË MOS MJAFTONTE DRAMA/ Kylie Jenner akuzon Travis Scott për tradhti (FOTO) – AlpeGossip
SIKUR TË MOS MJAFTONTE DRAMA/ Kylie Jenner akuzon Travis Scott për tradhti (FOTO)

SIKUR TË MOS MJAFTONTE DRAMA/ Kylie Jenner akuzon Travis Scott për tradhti (FOTO)

Sikur të mos mjaftonte drama Khloe Kardashian-Tristan Thompson – Jordyn Woods në vitin 2019, një tjetër lajm i bujshëm na vjen nga familja e famshme Kardashian-Jenner.

TMZ raporton se Kylie Jenner ka akuzuar partnerin e saj Travis Scott se e ka tradhtuar.

Burimi për median njofton se arsyeja e vërtetë pse Travis shtyu koncertin e tij të së enjtes AstroWorld në Buffalo, ishte sepse ai vendosi të qëndrojë në Los Angeles për t’u përballur me akuzat e saj.

Me sa duket, reperi kishte shkuar në shtëpi për të befasuar Kylie-n dhe vajzën e tyre Stormi, kur ajo u përball me të dhe i paraqiti “provat” se ishte treguar i pabesë.

Përfaqësuesit e reperit thonë se ai e mohon kategorikisht tradhtinë, por dyshja raportohet se ka bërë një debat të madh.

Në një deklaratë për E News, përfaqësuesit e Travis kanë hedhur poshtë lajmin e tradhtisë si të pavërtetë.

Sipas tyre, Travis dhe Kylie nuk janë zënë me njëri-tjetrin dhe arsyeja përse ai e anuloi koncertin është për shkak se ishte i sëmurë.

Kjo dramë vjen pas skandalit të tradhtisë së Tristan Thompson me shoqen e ngushtë të Kylie-s, Jordyn Woods.

Kjo e fundit u kap mat në momente intime me bashkëshortin e Khloe Kardashian dhe e gjitha familja që dikur e mbështeti dhe e ndihmoi të bëjë karrierë si modele, i është kundërvënë.

Jordyn pritet të thyejë heshtjen sot në emisionin e Jada Smith dhe njerëzit mezi po presin që ajo të tregojë anën e saj të historisë dhe këndvështrimin e saj mbi këtë situatë.