“S’KA SHANS TË FITOSH NËSE ËSHTË DHE AURELA GAÇE”/ Albërija tregon pse nuk konkuron në “Kënga Magjike” – AlpeGossip
“S’KA SHANS TË FITOSH NËSE ËSHTË DHE AURELA GAÇE”/ Albërija tregon pse nuk konkuron në “Kënga Magjike”

“S’KA SHANS TË FITOSH NËSE ËSHTË DHE AURELA GAÇE”/ Albërija tregon pse nuk konkuron në “Kënga Magjike”

Albërie Hadërgjonaj ka treguar arsyen përse nuk e shohim të marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.

E ftuar në emisionin “Oxygen” këngëtarja është shprehur se nuk i pëlqen mënyra si votohet, pasi sipas saj pikët maksimale jepen mes miqsh.

Sipas Albërijes, nëse në festival merr pjesë Aurela Gaçe, nuk ke shans të fitosh pasi votimi është mes miqsh dhe ajo ka shumë të tillë në festival.

“Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh.

Nuk ka asgjë të keqe se unë ata i kam miq dhe i dua shumë, por dua të them që nëse Aurela Gaçe është në Këngën Magjike, s’kam ça kërkoj unë. Jo se ajo ka këngën më të mirë, por i ka 5 këngëtarë të vetët. Normal që është artiste e jashtëzakonshme.

Këngëtarja foli edhe për fituesin e vitit që shkoi, Flori Mumajesin për të cilin tha se u votua nga këngëtarët të cilëve u kishte kompozuar këngën:

Edhe Flori sivjet kishte 5-6 kompozime të vetat dhe të gjithë ata i japin pikët maksimale. Unë si artiste, s’mund t’i them dikujt: A do më votosh ti? Është skandal. Unë s’kam frikë askënd. Kush këngëtar do të vijë, të përballet, me zë, me këngë, me të folur, me të veshur, me shkrim, me lexim, me ça të duan, nuk frikësohem”, u shpreh Albërie.