SOT DO TË MBUSHTE 41 VJEÇ/ Landi kujton me mall mikun e ndjerë, Dr. Florin (FOTO) – AlpeGossip
SOT DO TË MBUSHTE 41 VJEÇ/ Landi kujton me mall mikun e ndjerë, Dr. Florin (FOTO)

SOT DO TË MBUSHTE 41 VJEÇ/ Landi kujton me mall mikun e ndjerë, Dr. Florin (FOTO)

Sot, këngëtari shqiptar që u nda shumë herët nga jeta, Dr. Flori, do të festonte 41-vjetorin e tij të lindjes.

Ndër miqtë e shumtë që e rikujton shpesh Florin është Landi Hysi, i cili s’lë rast pa përmendur mikun e tij të ngushtë, duke i dërguar mesazhe prekëse.

Sot, Landi nuk mund ta haronte kurrsesi ditëlindjen e mikut të tij të zemrës dhe e ka rikujtuar me mall në llogarinë e tij në Instagram.

Landi ka publikuar një foto të Dr.Florit, ndërsa krahas saj ka vendosur datën e lindjes së këngëtarit.

View this post on Instagram

28 Shkurt 1979 🕯 #DrFlori

A post shared by Roland Hysi (@landifornia) on

“28 Shkurt 1979 🕯 #DrFlori“- shkruan Landi krahas fotos ku ndjekësit kanë vërshuar në komente për të ndjerin, duke treguar sa shumë i mungon muzika e tij.

Humbja e Florit ka shkaktuar dhimbje të madhe tek miqtë dhe familjarët e këngëtarit.

Ai ka lënë pas bashkëshortet, Blerinën dhe dy fëmijët e tyre, një vajzë dhe një djalë.