SUKSESET E TAYNËS NUK KANË TË NDALUR/ Nënshkruan kontratë me kompaninë e njohur muzikore (FOTO) – AlpeGossip
SUKSESET E TAYNËS NUK KANË TË NDALUR/ Nënshkruan kontratë me kompaninë e njohur muzikore (FOTO)

SUKSESET E TAYNËS NUK KANË TË NDALUR/ Nënshkruan kontratë me kompaninë e njohur muzikore (FOTO)

Një nga artistet shqiptare më në zë të momentit është pa dyshim Tayna. Këngët e saj janë të gjitha hite dhe duket se suksesi i saj nuk do ketë të ndalur. Reperja ka dhënë lajmin se ka nënshkruar kontratë me ‘Sony Music’ me bazë në Gjermani, e cila ka në menaxhim edhe këngëtarë me famë botërore. “Jam shumë e lumtur që kam pranuar të punoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku mund të bëjmë hapin tjetër të madh. Kështu që unë do të vazhdoj të zhvillohem artistikisht dhe të përqendrohem plotësisht në muzikë”, ka shkruar ajo në postim. Kënga e re “Bass” e Doruntina Shalës (emri i vërtetë) e punuar nga Sony Music label Epic Records pritet të lansohet këtë të dielë.