SURPRIZË E VEÇANTË/ Dhurata Dorës i bëjnë dhuratën që s’e ka marrë asnjë VIP (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZË E VEÇANTË/ Dhurata Dorës i bëjnë dhuratën që s’e ka marrë asnjë VIP (FOTO)

SURPRIZË E VEÇANTË/ Dhurata Dorës i bëjnë dhuratën që s’e ka marrë asnjë VIP (FOTO)

Dhurata Dora në koncertin e fundit ka marrë një surprizë shumë të bukur. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo ka zbuluar se fansat kanë blerë një yll online me emrin e saj, një dhuratë që nuk kemi parë ndonjë personazh tjetër të famshëm ta ketë marrë nga fansat.

Në video Dhurata shihet e lumtur duke hapur dhuratën me shpejtësi dhe shkruan: “Oh Zot, mbështetësit e mi janë më të mirët! Faleminderit! Ju dua të gjithëve shumë! E regjistruar zyrtarisht në regjistrin zyrtar online të yjeve si Dhurata Dora”.

Kujtojmë se para disa javësh, Dhurata publikoi bashkëpunimin e parë me Noizy-n, me titull “Mi Amor”. Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku dhe u kthye menjëherë në një nga hitet e kësaj vere.