Kjo ngjyrë e syve është më e zakonshme dhe njerëzit që e kanë këtë ngjyrë, konsiderohen atraktivë, me vetëbesim dhe të admirueshëm.
Shumica e shqiptarëve i kanë sytë ngjyrë kafe ose të errët. Në vende si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja apo shtetet nordike, njerëzit me sy kafe janë më të rrallë.
Sidoqoftë, ngjyra e syve, si çdo tipar tjetër, shihet nga psikologët si e lidhur me pjesë të karakterit të individit.
Njerëzit me sy ngjyrë kafe përcaktohen si njerëz të butë, të sinqertë, të ndershëm dhe mirëkuptues.
Përgjithësisht janë të shoqërueshëm, duke kërkuar të bëhen pjesë e veprimtarive argëtuese, bashkë me të tjerët.
Kjo i bën ata udhëheqës të mirë, sepse dinë të ndërveprojnë me të tjerët.
Megjithatë, kur vjen fjala tek shoqëria e ngushtë, janë shumë përzgjedhës. Dinë të bëjnë biseda të thella me njerëzit që i duan më shumë.
Janë të këndshëm dhe mikpritës; kjo duket shumë e vërtetë kur mendon traditat shqiptare të mikpritjes.
Përveç kësaj, u japin shumë rëndësi lidhjes me njerëzit e familjes; shtëpia do të thotë shumë për ta.
Në pamje të parë mund të na tërheqin menjëherë sytë me ngjyrë të çelët, por njerëzit me sy kafe dinë të bëjnë për vete edhe me mënyra të tjera, sepse karakterizohen nga një personalitet tërheqës.
Një tjetër karakteristikë e rëndësishme e njerëzve me sy të kafenjtë është se ata kanë shumë vetëbesim, janë persona të vendosur dhe të besueshëm.
Ata janë adhurues të natyrës, janë shumë shpirtërorë dhe mund të jenë shumë kokëfortë nganjëherë.