TAYNA NUK NA KA FIKSUAR VETËM NE/ Futbollisti i famshëm botëror ”çmendet” pas saj – AlpeGossip
TAYNA NUK NA KA FIKSUAR VETËM NE/ Futbollisti i famshëm botëror ”çmendet” pas saj

TAYNA NUK NA KA FIKSUAR VETËM NE/ Futbollisti i famshëm botëror ”çmendet” pas saj

Reperja e njohur Tayna, është një nga artistet më të pëlqyera kohët e fundit. Përveç këngëve dhe stilit të veçantë që ajo ka, këngëtarja shquhet edhe për bukurinë e saj dhe format trupore njaft të dëshirueshme.

Në një kohë shumë të shkurtër ajo u kthye në këngëtaren e preferuar të publikut dhe tashmë po shijon suksesin e saj jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë.

Këngët e Taynës nuk dëgjohen vetëm nga dëgjuesit shqiptarë dhe këtë herë është futbollisti i famshëm i Borussia Dortmund, Mahmoud Dahoud ai i cili ka publikuar në instastory një video në të cilën shihet duke pushuar dhe duke dëgjuar këngën “Pow Pow” të reperes shqiptare. Ai e ka etiketuar Taynën dhe kjo e fundit e ka ripublikuar në instastory ku e falënderon futbollistin e Dortmundit dhe Gjermanisë.