“TË GJITHË KONKURENTËT TAKOHEN”/ Edi plas “bombën” pas përjashtimit: Ritvana është ulur… – AlpeGossip
“TË GJITHË KONKURENTËT TAKOHEN”/ Edi plas “bombën” pas përjashtimit: Ritvana është ulur…

“TË GJITHË KONKURENTËT TAKOHEN”/ Edi plas “bombën” pas përjashtimit: Ritvana është ulur…

Prej disa ditësh, Eduard Kuçi, nuk është më pjesë e emisionit të dashurisë “Për’puthen”. Ai u përjashtua së bashku me Iriada Shahollarin, me të cilën ka pasur një marrëdhënie plot debate e surpriza,

Lajmin e përjashtimit e bëri të ditur fillimisht Edi përmes një video në rrjetet sociale, por më pas u konfirmua edhe nga produksioni që tha fjalën e fundit.

Arsyeja e përjashtimit ishte se ata u kapën “mat” duke ngrënë në një restorant, duke thyer kështu rregulloren e programit.

Edi ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking”, ku foli për herë të parë për largimin e tij nga ky relity show. Që në fillim Kuçi pati treguar se kanë qenë disa persona aty ku ai dhe Ada u kapën “mat” dhe që i kanë nxjerrë fotot.

Sot ai përmendi emrin e Ritvanës, duke thënë se ajo është ulur me ta në tavolinë. Më pas Edi bëri deklaratën e fortë, duke thënë se të gjithë konkurrentët e “Për’puthen” takohen jashtë.