TEA APO XHENSILA? Dy vajzat e showbizzit bëjnë “xing” në veshje, kujt mendoni se i shkon më shumë – AlpeGossip
TEA APO XHENSILA? Dy vajzat e showbizzit bëjnë “xing” në veshje, kujt mendoni se i shkon më shumë

TEA APO XHENSILA? Dy vajzat e showbizzit bëjnë “xing” në veshje, kujt mendoni se i shkon më shumë

Shpeshherë kemi parë që figurat e njohura të ekranit bëjnë xing në veshje me njëri-tjetrin. Kësaj here, ka rënë në sy kombinimi këmishë jeshile dhe fund bojëqielli nga Xhensila Myrtezaj dhe Tea Trifoni.

Xhensila Myrtezaj është një ndër gocat e ekranit që kujdeset deri në detaje për paraqitjen e saj në publik, ndërsa Tea u bë mjaft e njohur nga emisioni “Për’puthen” dhe ndiqet nga qindra mijëra njerëz në rrjetet sociale.

Kjo e fundit ishte ajo që e veshi më parë në program, ndërsa këngëtarja është parë kohët e fundit me këtë veshje. Të dyja gocat duken mjaft bukur, ndërsa cilës mendoni se i shkon më shumë, atë e gjykoni ju vetë.

Pas një periudhe të gjatë pauze, Xhensila Myrtezaj është rikthyer dhe ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Lumi B. Kënga me titull “Prit pak” erdhi e realizuar me klip dhe vëmendje të madhe mori paraqitja e Xhensilës.