TËRMETI TRAGJIK/ Shefi i kuzhinës më të famshme, gatuan për të prekurit nga tërmeti (FOTO) – AlpeGossip
TËRMETI TRAGJIK/ Shefi i kuzhinës më të famshme, gatuan për të prekurit nga tërmeti (FOTO)

TËRMETI TRAGJIK/ Shefi i kuzhinës më të famshme, gatuan për të prekurit nga tërmeti (FOTO)

Si pasojë e tërmeteve fatale që kanë goditur së fundmi vendin shumë emisione argëtuese janë anuluar duke ua lënë vendin kështu transmetimeve maratonë me edicione informative për gjendjen e të lënduarve dhe situatën në vend.

Ditën e djeshme, edhe Renato Mekolli ka lajmëruar se “Hell’s Kitchen” nuk do të transmetohet si çdo të premte dhe se ai bashkë me konkurrentët do të gatuajnë për familjet në nevojë.

 “Konkurentët së bashku me mua, jemi bërë bashkë për një qëllim shumë më të madh: po gatuajmë që t’u dërgojmë ushqime të ngrohta e shumë dashuri familjeve të dëmtuara nga tërmetit. ‘Hell’s Kitchen’ do të zhvendoset sot nga studio ‘Nova’ e ‘Top Channel’ në realitetin e vërtetë, aty ku njerëzit sot kanë shumë nevojë jo vetëm për ushqim, por edhe për shumë mbështetje morale e shumë dashuri. Do të jemi aty sot dhe sa herë është e nevojshme ‘Kush ka mundësi vepron’ dhe sot më shumë se kurrë duhet të veprojmë!”, ka shkruar Renato në “Instagram”.

Ky gjest është pëlqyer shumë nga ndjekësit e Renatos, të cilët e kanë përgëzuar shefin e kuzhinës për vendimin që ka marrë.