Thanë se ishte e lidhur me bosin nga Durrësi, ‘shpërthen’ ish-banorja e Big Brother: “Mjaft më! U lodha duke më kapur mat…’(FOTO) – AlpeGossip
Thanë se ishte e lidhur me bosin nga Durrësi, ‘shpërthen’ ish-banorja e Big Brother: “Mjaft më! U lodha duke më kapur mat…’(FOTO)

Thanë se ishte e lidhur me bosin nga Durrësi, ‘shpërthen’ ish-banorja e Big Brother: “Mjaft më! U lodha duke më kapur mat…’(FOTO)

Është një nga personazhet më të përfolura edhe pas përfundimit të historisë në Big Brother dhe kjo për faktin se njihet si një nga vajzat më seksi të kompeticionit.

Ashtu si për shumë vajza të famshme edhe për Xhensila Peren nuk kanë munguar thashethemet që thoshin se ajo është në një lidhje dhe e gjitha kjo duke marrë shkas nga disa foto ku një mashkull e puthte dhe e përqafonte.

Ish-banorja e “Big Brother” është fotografuar në një club me Jurgen Kurtin, djali nga qyteti i Durrësit i njohur për jetën luksoze i cili u bë i famshëm në media dy vite më parë kur u akuzua për vrasjen e të atit e që më pas u shpall i pafajshëm.

Mesa duket gjithçka e përfolur nuk është më shumë sesa thashetheme dhe ka qenë vetë Xhensila e cila me anë të një Instastory ka vendosur t’i bëjë të heshtin gojët e liga.

“Mjaft më! U lodha duke më “kapur mat” me miq, me bashkëpunëtorë apo me të afërm. Mjafton të jetë një mashkull afër meje dhe u bë lajmi. Është e turpshme dhe e frikshme njëkohësisht që kjo media nuk mendon që përtej personazhit publik, ka një familje të cilët cënohen nga ato idiotësi që shkruani”, shkruan Xhensila Pere në postimin e saj.