The Weeknd rikthehet me dashurinë e vjetër? Mësoni për arratisjen e tij me ish të dashurën në qytetin e dashurisë (FOTO) – AlpeGossip
The Weeknd rikthehet me dashurinë e vjetër? Mësoni për arratisjen e tij me ish të dashurën në qytetin e dashurisë (FOTO)

The Weeknd rikthehet me dashurinë e vjetër? Mësoni për arratisjen e tij me ish të dashurën në qytetin e dashurisë (FOTO)

Bella Hadid dhe The Weeknd janë fotografuar bashkë në qytetin e dashurisë, në Paris. Të dy janë parë në duke bërë xhiro dhe shumë të përfshirë në biseda.

Këngëtari madje i bleu modeles trëndafila.

“Ata arritën në Paris së bashku me një avion privat i cili vinte nga Anglia. Ishte një ditë shumë e bukur për ta, bënë xhiro në zonën Pigalle dhe ndaluan në restorantin A La Cloche D’or si dhe në kafenë Blueberry Cafe. Në kafene ata u ulën jashtë dhe bënë biseda të gjata, ai i tregonte asaj gjëra në celularin e tij ndërkohë që Bella ishte rehatuar me një gotë rosé dhe një cigare në dorë. U larguan të përqafuar, duke qeshur. Me pas, ai ndaloi për t’i blerë trëndafila të cilat si një xhentilmen i vërtetë i mbajti vetë përgjatë gjithë shëtitjes.” – u shpreh një burim ekskluzivisht për E!.

Nata kishte përfunduar me një darkë romantike, nga ku një makinë i kishte marrë dhe i kishte çuar në një apartament.

Sipas burimeve dy bukuroshat e showbiz-it kanë marrëdhënie shumë të mira bashkë dhe nuk humbasin asnjë mundësi për t’u takuar kur janë në të njejtin vend.

Gjithsesi, ende nuk janë shprehur mbi llojin e marrëdhënies së tyre.