”TI IKËN, NJË TJETËR VJEN”/ Stresi bën publike lidhjen e re, ja fotoja që reperi më pas e fshiu – AlpeGossip
”TI IKËN, NJË TJETËR VJEN”/ Stresi bën publike lidhjen e re, ja fotoja që reperi më pas e fshiu

”TI IKËN, NJË TJETËR VJEN”/ Stresi bën publike lidhjen e re, ja fotoja që reperi më pas e fshiu

Pas shumë vitesh bashkë, Stresi dhe Keisi i dhanë fund marrëdhënies së tyre muajin e kaluar. Lajmin çifti preferoi ta mbante të fshehtë, por ishin mediat ato që e zbuluan pasi Keisi fshiu fotot me reperin, hoqi mbiemrin e tij dhe u largua nga Shqipëria.

Ndërkohë me postimet e tyre në rrjete sociale, Stresi dhe Keisi kanë lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ka qenë miqësore pasi shpeshherë i hedhin thumba njëri-tjetrit.

Ditën e sotme, Stresi postoi një foto nga pushimet dhe shkruan se po dëgjon këngën e tij “Love story”. “Duke dëgjuar Love Story: Per mu nuk o problem… si vazhdon se e kam harruar?”, i pyet ai fansat ndërsa ata kanë nisur të komentojnë “Ti ik një tjetër vjen”. Mesa duket me këtë frazë Stresi ka dashur të tregojë se e ka harruar Keisin dhe ka gjetur dikë tjetër.

Mirëpo vetëm pak më vonë, Stresi e fshiu postimin.