T’I KËRKOSH FËMIJËVE TË BËHEN “NDIHMËS TË VEGJËL”/ Gabimi që bëjnë prindërit pa e kuptuar – AlpeGossip
T’I KËRKOSH FËMIJËVE TË BËHEN “NDIHMËS TË VEGJËL”/ Gabimi që bëjnë prindërit pa e kuptuar

T’I KËRKOSH FËMIJËVE TË BËHEN “NDIHMËS TË VEGJËL”/ Gabimi që bëjnë prindërit pa e kuptuar

Ta quash fëmijën tënd “ndihmësi i vogël i mamit” mund të rezultojë me më shumë pasoja nga ç’e keni menduar ndonjëherë. Ndonëse ta edukosh një fëmijë me punët e përditshme, apo ta përfshish në aktivitete të tilla duket si përpjekje pozitive, psikologët kanë zbuluar se ky lloj termi në fakt, i bën fëmijët të heqin dorë menjëherë nga detyrat e vështira që u jepen.

Në një studim të kryer së fundmi, u zbulua se t’i kërkosh fëmijëve “të të ndihmojnë” është shumë më efektive, pasi kjo i inkurajon ata të përfshihen edhe pas aktivitetit të tyre të preferuar.

Pra, ideja është të bëni kujdes me gjuhën që përdorni me ta.

Ndryshimi mes këtyre fjalëve sipas ekspertëve ka ndikim tek të vegjëlit. Kur përdorim fjalë që tregojnë veprim, i ndihmojmë fëmijët të jenë më elastikë, ndryshe ndodh kur i thërrasim me emra si “ndihmës”, “lexues”, “artistë”.

Sipas tyre t’i drejtohesh të vegjëlve me folje, duke i thënë: “mund të ndihmosh këtu”,i bën ata të ndihen më të sigurtë dhe të vendosur se sa kur i drejtoheni me “ti mund të jesh ndihmësi im”.

Pas eksperimenteve të kryera, fëmijëve që ju kërkua “të ndihmojnë” ishin më shumë të aftë të përballonin situata sfiduese dhe të arrinin në rezultate më të mira.