Tuba Buyukustun si çdo vajzë tjetër. Në trupin e saj dallohen qartë… (FOTO) – AlpeGossip
Tuba Buyukustun si çdo vajzë tjetër. Në trupin e saj dallohen qartë… (FOTO)

Tuba Buyukustun si çdo vajzë tjetër. Në trupin e saj dallohen qartë… (FOTO)

Aktorja e njohur turke Tuba Buyukustun ose e njohur ndryshe si “Elifi”në serialin “Diamante dhe dashuri”, gjithmonë është komentuar në media për pamjen e saj. Në fillimet e saj të karrierës ajo ka qenë një zonjushë mjaft e bukur me flokë të gjatë të zinj, të cilët i nxirrnin në pah sytë me ngjyrë. Më pas aktorja vendosi t’i presë shkurt dhe sërish duhet ta pranojmë se dukej mjaft e bukur.

Në fotot të cilat ajo publikon në rrjetet sociale duket sikur ka çdo gjë perfekte dhe kjo gjë ka bërë që shumë vajza ta kenë zili. Por nuk është kështu. Edhe Tuba është si të gjitha vajzat e tjera. Në trupin e aktores ekzistojnë shenja mjaft të dukshme strijash dhe celuliti. Në disa foto të publikuara së fundmi nga mediat turke, ku aktorja është pa mendje, këto shenja bien shumë në sy.