U DHANË PAK SHANSE PËR TË JETUAR/ Binjaket e bashkuara konkurrojnë për Universitetin - AlpeGossip
U DHANË PAK SHANSE PËR TË JETUAR/ Binjaket e bashkuara konkurrojnë për Universitetin

U DHANË PAK SHANSE PËR TË JETUAR/ Binjaket e bashkuara konkurrojnë për Universitetin

Atyre iu dhanë pak shanse për të jetuar. Por binjaket e bashkuara Zainab dhe Jannat Rahman kanë sfiduar çdo parashikim.

16-vjeçaret janë të lumtura e të shëndetshme dhe tani po shpresojnë të ndjekin ëndërrën e tyre për të studiuar në universitetet e Oxbridge.

Nxënëset me rezultatet të shkëlqyera po konkurrojnë për të fituar mundësinë për të studiuar në Oxbridge.

Vajzat janë të bashkuara nga gjoksi në bark dhe kanë një mëlçi të përbashkët.

Ato iu nënshtruan një operacioni të rrezikshëm për tu ndarë kur ishin vetëm 6 javëshe dhe mjekët u thanë se shanset për të mbijetuar ishin 1 në 1 milion.

Megjithëse u ndanë fizikisht, lidhja e tyre emocionale i ka mbajtur gjithmonë bashkë.

Binjaket kanë kaluar vetëm 1 natë larg njëra-tjetrës.

Zainab dhe Jannat tani festuan ditëlindjen e tyre të 16-të, duke e ditur se pas disa vitesh gjithçka mund të ndryshojë.

Zainab po synon Cambridge në mënyrë që të bëhet pediatre në spitalin Great Ormond Street, ku u shpëtuan jetët e tyre.

Ndërsa Jannat po studion 3 gjuhë të huaja dhe dëshiron të shkojë në Oksford. Ajo planifikon të bëhet avokate e të jetojë në Francë.

Zainab u shpreh: “Ndoshta do të jetë e vështirë, por mendoj se ne duhet të bëhemi të pavarura në një moment.”

Ndërsa Jannat shtoi: “Mendoj se do ia dalim. Teksa jemi rritur, kemi krijuar më shumë besim tek vetja.”