U LARGUA PËR PAK KOHË NGA MUZIKA/ Rikthehet “fuqishëm” Anxhelina Hadërgjonaj, publikon këngën e re – AlpeGossip
U LARGUA PËR PAK KOHË NGA MUZIKA/ Rikthehet “fuqishëm” Anxhelina Hadërgjonaj, publikon këngën e re

U LARGUA PËR PAK KOHË NGA MUZIKA/ Rikthehet “fuqishëm” Anxhelina Hadërgjonaj, publikon këngën e re

Anxhelina Hadërgjonaj u rikthye.

Sikundër na kishte paralajmëruar se do të debutojë fuqishëm në muzikë këtë vit, ajo ka publikuar tashmë këngën e re, një pjesë të së cilës na e kishte treguar që në verë.

Kënga titullohet “Precious” dhe është në anglisht duke hedhur kështu hapat e para drejt tregut ndërkombëtar.

Muzika është realiuzuar nga producenti Bloque, ndërsa për tekstin është kujdesur vet Anxhelina. Klipi i këngës është shumë i veçantë, ku këngëtarja është shfaqur me një interpretim dhe performancë tejet delikate.

Në fillim të këtij viti bukuroshja shqiptare tregoi se këngët janë regjistruar dhe se fabulat e tyre janë mbi dashurinë e dhimbjen.

“Këngët janë gati, janë regjistruar, janë bërë klipet, por kur të vijë momenti se jane këngë kështu, për dashuri, për dhimbje…”, – ka treguar Anxhelina.

Ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, duhet ta pranojmë se Anxhelina na ka munguar shumë përgjatë këtyre 9 viteve dhe shpresojmë mos të bëjë më pauza të tilla.

Për herë të fundit ajo u shfaq në 2011, kur me baladën “Kjo jetë s’mjaftoi” mori pjesë në Top Fest 8, duke rrëmbyer çmimin “Artistja e re më e mirë”.