Para një viti,moderatori i njohur Ledion Liço dhe trashëgimtarja e Top Channelit, Sara Hoxha kurorëzuan me martesë dashurinë midis tyre. Ato organizuan një dasmë përallore në Como, Itali.
Përpara një viti, dasma e tyre u komentua shumë nga mediat. Një ndër momentet më emocionuese të dasmave, është pikërisht momenti para altarit. Ditën e sotme, nostalgjike për atë moment të shenjtë dhe në kuadër të përvjetorit të martesës, Sara ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në instagram momente nga një ndër ngjarjet më të rëndesishme në jetën e saj.
Ajo ka publikuar video nga dita e dasmës, disa minuta para se të shkonte drejt altarit. Në njërën ndër videot shfaqet Sara, shoqëruar nga grimieri i cili po i bënte rregullimet e fundit.
Në videon tjetër shfaqet e shoqëruar me mamanë e saj dhe me motrën, Lorin, të cilat s’kishte si të mos i kishte pranë në një moment aq të lumtur të jetës së saj.
Kujtojme se Sara është nënë dhe ka një djalë, ndërkohë që pret dhe një fëmijë të dytë.