Këngëtari Besmir Sulaj ishte sot i ftuar në mëngjes në emisionin “Wake Up”, ku diskutoi mbi eksperimentin e tij social.
Ai u maskua si lypës dhe doli në rrugë, në mënyrë që të dokumentonte reagimet e njerëzve.
Ai u shpreh në studion e “Wake Up” se reagimet ishin sa indiferente aq edhe të mira.
“Sigurisht që pati reagime të ndryshme, megjithatë arrita të mbledh disa të holla, që sigurisht i fala. Qëllimi ishte futja nën lëkurën e njerëzve që përballen çdo ditë me një situatë të tillë”, tha Besmiri për gazetarin e emisionit.
Ai tregoi ndër të tjera se reagimet e filmuara të kalimtarëve do të përdoren për të realizuar një film dramatik mbi jetën e një personazhi, të titulluar “Jeta në 3 pjesë”.