‘FAMILJA IME ISHTE SHUMË FANATIKE”/ Rrëfehet Adrola Dushi (FOTO) – AlpeGossip
‘FAMILJA IME ISHTE SHUMË FANATIKE”/ Rrëfehet Adrola Dushi (FOTO)

‘FAMILJA IME ISHTE SHUMË FANATIKE”/ Rrëfehet Adrola Dushi (FOTO)

Super modelja, Adrola ishte e ftuar sot në “E diell” ku gjatë intervistës kujtoi fillimet e saj në Tiranë, një periudhë që nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

“Kam pasur një familje shumë fanatike që nuk dilja as në Rrëshen. Kur erdha në Tiranë, mbeta vetëm se familja shkoi në SHBA. Më paragjykonin për të folurën time, se flisja në gjuhën dialektore, por me ndihmën e Kristina Bakiut dhe miqve të tjerë, tashmë flas në gjuhën letrare, ama kur bashkohemi me fisin, flasim në atë gjuhën tonë dhe askush s`na merr vesh.Unë jam shumë krenare që jam nga Rrësheni dhe e tregoj sa herë që dal në ekran.

Fëmijëria ime ka qenë si pjesa më e madhe e shqiptarëve. Ndihmoja mamin tek puna që te fitonim lek dhe t`i sillnim në shtëpi, nuk kam pasur shumë lodra siç i ka Troi sot”, u shpreh modelja.

Sa i takon jetës luksoze në Instagram, Adrola u shpreh se është pjesë e punës dhe nuk ka lidhje me jetën e saj reale.

“Më duhet të udhëtoj tërë kohës, madje rafti im tanimë është bërë valixhja sepse lëviz shpesh. Të gjithë ata që më shohim mua ose Kristinën apo të tjera si ne që postojmë foto nëpër vende, nuk duhet të ndihen keq sepse jeta jonë reale është komplet tjetër gjë. Ju nuk do ta besoni, por unë qaj shpesh, jam shumë e ndjeshme dhe dy gjëra bëj mirë unë, të ha patatina dhe të qaj”, u shpreh modelja.

Burimi: topchannel