U SULMUA PËR SHKAK TË POSTIMEVE/ Alketa Vejsiu ka diçka për t’i thënë të gjithëve – AlpeGossip
U SULMUA PËR SHKAK TË POSTIMEVE/ Alketa Vejsiu ka diçka për t’i thënë të gjithëve

U SULMUA PËR SHKAK TË POSTIMEVE/ Alketa Vejsiu ka diçka për t’i thënë të gjithëve

Moderatorja Alketa Vejsiu ka qenë së fundmi në fokus të mediave për shkak të dy postimeve për Xhemin dhe motrat Vjollca. Duke qenë se postimet u bë bënë nga revista e drejtuar nga Alketa, ajo që u sulmua me komente e kritika ishte moderatorja. Të dyja postimet u komentuan si kundërpërgjigje e Alketës ndaj faktit që Xhemi dhe Marina e ironizuan për “Festivalin e Këngës”.

Pas zhurmës së madhe që u bë për këto postime, Alketa ka publikuar në Instastory një shprehje shumë domethënëse ku tregon se pavarësisht kritikave e komenteve që e sulmonin, ajo nuk do ndalet së arrituri majat si një femër e suksesshme.

“Një grua e suksesshme është ajo që mund të ndërtojë një themel të fortë me tullat që të tjerët i kanë hedhur sipër”, shkruhet në postimin.