U THA SE NUK ISHTE MIRË EMOCIONALISHT/ Vajza e Michael Jackson bën daljen e parë publike – AlpeGossip
U THA SE NUK ISHTE MIRË EMOCIONALISHT/ Vajza e Michael Jackson bën daljen e parë publike

U THA SE NUK ISHTE MIRË EMOCIONALISHT/ Vajza e Michael Jackson bën daljen e parë publike

Vajza e Michael Jackson, Paris Jackson, ka bërë daljen e saj publike në tapetin e kuq. Kjo ka ndodhur vetëm pak kohë pasi u tha se modelja ishte duke kërkuar trajtim për gjendjen e rënduar emocionale.

Ajo kishte veshur një fustan me lule dhe dukej shumë e lumtur, pasi gjithmonë ishte duke qeshur për kamerat. Paris nuk ishte vetëm, pasi shoqërohej nga partneri i saj, muzikanti Gabriel Glenn.

Për Paris, ka qenë një periudhë shumë e vështirë dhe e lodhshme, gjë që e ka bërë atë të marrë vendimin të largohet nga bota e showbiz-it për pak kohë. Megjithatë, ‘People’ shkruan se modelja është duke u kuruar dhe së shpejti do ta shohim me projekte të reja.