Muajin e kaluar Turjan Hyska njoftoi mbylljen e emisionit të tij “Oktapod”, për t’ia lënë vendin spektaklit që do të transmetohej në orarin e tij.
Menjëherë pas këtij njoftimi, u shtua kurioziteti se ku do ta shihnim moderatorin në vazhdim.
Ishin lajmet nëpër portale që e bënë fakt të kryer largimin e tij nga televizioni ku punonte, për t’u zhvendosur në një tjetër televizion ku do të startonte një emision të ri.