VDEKJA E IKONËS SË MUZIKËS/ Funerali i ARETHA FRANKLIN do të mbahet me 31 gusht – AlpeGossip
VDEKJA E IKONËS SË MUZIKËS/ Funerali i ARETHA FRANKLIN do të mbahet me 31 gusht

VDEKJA E IKONËS SË MUZIKËS/ Funerali i ARETHA FRANKLIN do të mbahet me 31 gusht

Funerali i Aretha Franklin do të mbahet në 31 gusht në Detroit, në qytetin e saj të lindjes.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale të cilat citojnë burime pranë familjes së këngëtares soul. Ceremonia funebre do të jetë në Greater Grace Temple dhe do të jetë e rezervuar vetëm për familjarët dhe miqtë shumë të ngushtë të saj thotë burimi.

Mbretëresha e soul u nda nga jeta në 16 gusht pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 76-vjeçare. Ajo kishte ndërprerë në mars dhe prill disa koncerte dhe shfaqja e saj e fundit në publik ishte në nëntor në eventin bamirës të Elton John për të mbledhur fonde kundër sëmundjes së Sidës.

Performanca e saj e fundit ishte në Filadelfia në qendrën Mann në gusht të 2017.