“VENA E DASHURISË”/ Pse unaza e martesës vihet në dorën e majtë – AlpeGossip
“VENA E DASHURISË”/ Pse unaza e martesës vihet në dorën e majtë

“VENA E DASHURISË”/ Pse unaza e martesës vihet në dorën e majtë

 

Nëse dikush ju ka pyetur kur keni qenë fëmijë se në cilën dorë vihet unaza e martesës, me siguri nuk e keni ditur përgjigjen.

 

 

 

Shumica e njerëzve e mbajnë unazën e martesës në gishtin e dorës së majtë dhe kjo tanimë është një gjë e zakonshme.

Por, cila është historia e mbajtjes së unazës së martesës në dorën e majtë? Dhe a duhet çiftet me patjetër ta bëjnë këtë?

Historia se përse unaza e dasmës mbahet në dorën e majtë mund të gjurmohet qysh në kohërat e lashta. Në atë epokë, romakët besonin se vena në gishtin e unazës (gishti i katërt) ndërlidhet direkt me zemrën e personit.

Për shkak të këtij besimi, ata e kishin quajtur atë ‘vena amoris’ apo vena e dashurisë.

Normalisht, për ta festuar bashkimin e dy personave të dashuruar, ata do ta vendosnin unazën në gishtin që simbolizonte dashurinë.

E dinit? Interesante apo jo?

Fatkeqësisht, biologjia e ditëve moderne tregon se të gjithë gishtat e dorës kanë lidhje të venave në zemër, megjithëse tradita mbetet.