VIDEO E FUNDIT E YLL LIMANIT NGRITI DYSHIMET PËR ROMANCË/ Kush është vajza misterioze që u shfaq krah artistit – AlpeGossip
VIDEO E FUNDIT E YLL LIMANIT NGRITI DYSHIMET PËR ROMANCË/ Kush është vajza misterioze që u shfaq krah artistit

VIDEO E FUNDIT E YLL LIMANIT NGRITI DYSHIMET PËR ROMANCË/ Kush është vajza misterioze që u shfaq krah artistit

Nëse pyesni se kush ka qenë e dashura e fundit e Yll Limanit apo një nga lidhjet që ai ka patur, nuk do merrni asnjë përgjigje. Kjo pasi artisti është shumë hermetik rreth jetës private dhe ka zgjedhur ta mbajë atë larg syrit të publikut. Ndonëse polemikat që janë shuar shumë shpejt nuk kanë munguar.

“Panorama Plus” ka zbuluar se një vajzë e panjohur për publikun ka publikuar një video ku shfaqej krah artistit në TikTok. Ata shihen së bashku në makinë teksa këndojnë një nga këngët e Yllit që ende nuk është publikuar. A iu zbulua Yllit më në fund një lidhje?

VIDEO

Kjo është pyetja që mund të kenë bërë shumë njerëz kur kanë parë këtë video, por nga një ‘vëzhgim’ që kemi bërë në Instagramin e vajzës në fjalë, duket se jo. Ajo quhet Elza Gashi dhe është një makeup artiste.

Elza ka qenë bashkëpunëtore në videoklipet e ndryshme të disa prej artistëve shqiptarë siç janë Ledri Vula apo Butrint Imeri. Gjasat janë që ajo të jetë makeup artistja e videoklipit të ri që po sjell Yll Limani. Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që mes tyre të ketë edhe diçka më shumë, ndonëse ‘provat’ e deritanishme nuk janë të mjaftueshme.