VIJON “JEHONA” E FESTIVALIT/ Pandi Laço: Këngëtarët e klikimeve nuk kanë këllqe për… (FOTO) – AlpeGossip
VIJON “JEHONA” E FESTIVALIT/ Pandi Laço: Këngëtarët e klikimeve nuk kanë këllqe për… (FOTO)

VIJON “JEHONA” E FESTIVALIT/ Pandi Laço: Këngëtarët e klikimeve nuk kanë këllqe për… (FOTO)

Kur kanë kaluar gati 1 javë nga përmbyllja e edicionit të 57-të të Festivalit të Këngës, jehona e tij vazhdon ende. Siç edhe është bërë e udhës me një kompeticion të këtij niveli, ku kënga fituese përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, nuk kanë munguar as kësaj here polemikat dhe diskutimet për festivalin e artistët pjesmarrës.
Një fenomen të tillë e ka vënë në dukje edhe Pandi Laço, skenaristi i këtij edicioni të festivalit, i cili përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se në fakt diskutimet që ka shkaktuar këtë vit s’janë asgjë më shumë sesa thjesht vazhdim i kësaj ‘tradite’.

“Qe nga edicioni i pare , e njejta histori..Atehere kur asnje kenge nuk u quajt e denje per cmimin e pare, por Juria shpalli dy Cmime te Dyta. Ashtu si ne Festivalin e 10, kur u shpallen dy cmime te para. Nje vit me vone , edhe Festivali I 11, solli ne skene pak kenge te mira, dhe shume kenge te dobeta. Por debati mori ngjyra politike dhe u be shkak per nje furtune te vertete qe perfshiu jeten e shume njerezve. Edhe sot, ka shume qe vazhdojne te flasin keq per Festivalin.”,shkruan Laço.

Por në shkrimin e tij Pandi Laço nuk kursehen as artistët e këngëtarët që marrin me mijëra klikime në internet por që nuk kanë guxuar të prekin ndonjëherë skenën e Festivalit. “Nuk u behet vone per  “aromen europiane” apo nuk vdesin per cikez sukses  internacional? Veshtire ta besoj! Nuk kane kellqe ! Per hir te se vertetes edhe b…. duhet per sfiden e asaj skene”, duke vlerësuar artistët që guxojnë ndonëse votimet gjeopolitike nuk i favorizojnë që në nisje.

Më poshtë statusi i plotë i Pandi Laço-s.