ZIHEN DY SHQIPTARËT/ Xhan Jaman sulmon publikisht Kivanç Tatlitug – AlpeGossip
ZIHEN DY SHQIPTARËT/ Xhan Jaman sulmon publikisht Kivanç Tatlitug

ZIHEN DY SHQIPTARËT/ Xhan Jaman sulmon publikisht Kivanç Tatlitug

Serialet turke janë bërë një pjesë e pandarë e përditshmërisë. Kivanç Tatlitug dhe Xhan Jaman janë dy ndër aktorët më të dashur të publikut shqiptar, të cilët i kanë bërë të gjithë për vete me rolet e tyre në seriale të ndryshme.

Si Kivançi ashtu dhe Xhani kanë një të përbashkët: origjinën e tyre shqiptare dhe kjo ka bërë që të jenë akoma më të pëlqyer nga publiku. Por si është marrëdhënia mes dy aktorëve? Pak kohë më parë Xhan Jamani ka sulmuar publikisht Kivançin dhe deklarata e tij ka bërë bujë të madhe në media.

Ai u shpreh se ata nuk nuk janë në të njëjtin kalibër dhe nuk ka arsye pse të konkurrojë me të. Arsyeja pse kjo deklaratë mori dhenë është sepse Kivançi ka më shumë arritje në kinematografi.

Megjithatë Xhan është penduar për fjalët e thëna dhe i ka kërkuar falje aktorit. “Nuk doja të thoja që ai nuk është i rëndësishëm dhe pendohem për ato që kam thënë. Sigurisht që Kivanç është një aktor i madh dhe ka qenë gjithmonë shumë i suksesshëm”- tha ai.