“KUR DO MARTOHESH?” Egla zbulon kur do t’i japë fund beqarisë – AlpeGossip
“KUR DO MARTOHESH?” Egla zbulon kur do t’i japë fund beqarisë

“KUR DO MARTOHESH?” Egla zbulon kur do t’i japë fund beqarisë

Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, vijon që të jetë një nga personazhet më të komentuar në showbiz. Edhe pse reality show ka disa javë që ka përfunduar, fansat janë kuriozë të dinë se çfarë po ndodh me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndërkohë çdo postim i aktores së njohur në rrjetet sociale ngjall kuriozitet dhe mbrëmjen e djeshme ajo ka realizuar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj.

Një nga pyetjet ishte edhe “kur do të martohesh?”, së cilës Egla i dha përgjigjen epike: “Ja sa të bëhem 50 vjeç. Vazhdare”, shoqëruar me emojin duke qeshur.