NË KULMIN E “THASHETHEMEVE”/ Xhensila Myrtezaj ‘vulos’ atësinë e djalit të saj – AlpeGossip
NË KULMIN E “THASHETHEMEVE”/ Xhensila Myrtezaj ‘vulos’ atësinë e djalit të saj

NË KULMIN E “THASHETHEMEVE”/ Xhensila Myrtezaj ‘vulos’ atësinë e djalit të saj

Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.

Së fundmi Xhensila ka postuar një foto me fëmijët e saj, ku shihet edhe një tortë. Djali i saj, Amen mbush 7 muaj jetë e këtë gëzim këngëtarja e ka ndarë edhe me ndjekësit. Prej disa kohësh thashetheme të shumta kanë qarkulluar në rrjet si shkaqe të ndarjes së saj nga Besi e ndër to ka qenë edhe tradhëtia. Në foton e postuar është vënë re se Xhensila ka shkruar emrin e djalit të saj bashkë me mbiemrin e Besit, duke treguar se çfarë do të thuhet apo të ndodhë djali i saj i është pjesë e familjes Kallaku ashtu si vajza e saj.

Së fundmi një postim i bërë nga Besi është konsideruar si një ironi ndaj Xhensilës, ku ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, duke treguar se pallestra e një katunari është të punosh në kopsht. Kjo video e tij është konisderuar si një ironi ndaj Xhensilës, e cila njihet tashmë për kohën e madhe që i dedikohet palestrës, për të mbajtur trupin në formë.