Filmi doli po Albana Osmani ku është? Ja përse moderatorja nuk është pjesë e filmit hollivudian (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Filmi doli po Albana Osmani ku është? Ja përse moderatorja nuk është pjesë e filmit hollivudian (FOTO+VIDEO)

Filmi doli po Albana Osmani ku është? Ja përse moderatorja nuk është pjesë e filmit hollivudian (FOTO+VIDEO)

Të gjithë e kujtojmë sesa entuziaste ishte Albana Osmani, për eksperiencën e saj si aktore dy vite më parë. Moderatorja u shpreh se do të ishte pjesë e filmit “Lazarat Burning”, së bashku me aktorët Ermal Mamaqi, Jonida Vokshi dhe Blerim Destani.

“Po pinim kafe me një miken time, ndërsa producentët e Mercury Films ishin ulur tek një tavolinë pranë nesh. Unë e kam për natyrë të flas me ekspresivitet, dhe mbase kjo u ka bërë përshtypje. M’u afruan pa e ditur se unë punoj në televizion, e gjëra të tilla. Personazhi im do të fokusohet shumë tek portreti. Portreti duhet të jetë pjesa më shprehëse. Për mua është një dimension tjetër, paçka se përvoja në televizion më ka familjarizuar me kamerat. Si aktore ndihem gati edhe entuziaste.” – është shprehur Albana Osmani për “Anabel”.

Së fundmi, në kinematë e kryqeqytetit po shfaqet filmi “The Brave” dhe ra në sy mungesa e moderatores. E kontaktuar nga revista “Anabel.al” ditën e sotme, ajo shpjegoi se në fakt filmi nuk u realizua kurrë, pasi ndryshoi gjithçka!

“Në fakt ai film, “Lazarat Burning”, nuk u bë kurrë, madje dhe emri ndryshoi. Për punët e tyre, ata ndryshuan skenarin, kastën e aktorëve dhe detaje të tjera. Në film futën më shumë personazhe burra. As unë, as Ermali dhe as Jonida nuk qemë pjesë.” – tha Albana Osmani.

Filmi “The Brave” ka të njëjtin subjekt dhe qëllim si edhe “Lazarat Burning”,ku paraqitet bota e drogës dhe krimit në Shqipëri.