“NDIKON POZITIVISHT NË DASHURI”/ Burri transgjinor që identifikon veten “qen” – AlpeGossip
“NDIKON POZITIVISHT NË DASHURI”/ Burri transgjinor që identifikon veten “qen”

“NDIKON POZITIVISHT NË DASHURI”/ Burri transgjinor që identifikon veten “qen”

Loja e hedhje-kapjes së topit për qentë mund të duket një aktivitet i pazakontë për një të rritur, por jo për këtë transgjinor.

Tony McGinn, i njohur si ‘Tony Bark’ thotë se ka bërë rolin e një kafshe për të gjithë jetën e tij. Për këtë arsye i referohet vetes si ‘njeriu qen’.

30-vjeçari që ka lindur femër dhe tani është transgjinor është mbështetur nga bashkëshorti i tij Andrew për këtë veprim. Të dy bëjnë shpesh lojën e hedhje-kapjes së topit në shtëpinë në Los Anxheles pasi ndikon në romancën e tyre.

“Për mua qeni është çdo gjë e pastër në këtë botë. Qentë e shohin botën me gëzim dhe pastërti, gjë që mendoj se nuk e bëjnë kafshët e tjera. Shumë fëmijë pëlqejnë të luajnë sikur janë qen dhe shumica e tyre rriten duke e harruar këtë gjë. Unë nuk u rrita kurrë në këtë aspekt. Tani në jetën time si i rritur, në lidhje e mia, është mënyra që më bën të ndihem i dobishëm dhe pranë partnerit tim, është diçka shumë intime. Imagjinoni nëse mënyra më e lehtë për të kënaqur partnerin është t’i hidhni një top në dhomë. Marrëdhëniet nuk do dështojnë nëse e bëni këtë veprim”, tha Tony për Dailymail.

Të dy djemtë janë njohur në vitin 2009 dhe kanë tre qen, të cilëve i referohen si ‘qentë natyralë’. Kjo nuk do të thotë që Tony nuk e mendon veten si qen të vërtetë pasi e identifikon veten si kafshën më besnike.