Mos i hidh farat e avokados! Pas këtij lajmi do të ndryshosh mendim për to (FOTO) – AlpeGossip
Mos i hidh farat e avokados! Pas këtij lajmi do të ndryshosh mendim për to (FOTO)

Mos i hidh farat e avokados! Pas këtij lajmi do të ndryshosh mendim për to (FOTO)

Farat e avokados jo vetëm që hahen por janë edhe shumë të shëndetshme.

Në vend që t’i hidhni, ju mund t’i përdorni duke i larë, hequr lëkurën e sipërme, thërrmuar ose duke i bërë kremoze në një blender.

Blogeret e ushqimit pretendojnë se pluhuri që mund të shtohet në smoothies, është një burim i lartë fibrash, antioksidantësh dhe ushqyesve shtesë.

Dietologë të tjerë besojnë se farat e këtij fruti kanë veti anti-inflamatore dhe se përmbajtja e vajit mund të bëjë që flokët të duken më të shkëlqyeshme dhe lëkura më e re.

“E urrej kur e shpërdorojnë ushqimin”, thotë blogerja vegane Elena Wilkins, e cila ka ngrënë fara avokadosh që nga viti 2013.

Fara e avokados thuhet se është e hidhur, kështu që konsumohet me diçka tjetër për të maskuar shijen e tij.

Po a është në të vërtetë i sigurt konsumimi i tyre?

Një studim nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë sugjeroi se farat e avokados mund të ndihmojnë me diabetin dhe hipertensionin, por ai doli në përfundimin se “nevojiten studime të mëtejshme”.

Burimi: Neps.al