Është publikuar më në fund bashkëpunimi i Tunës me Sevenin me këngën “Maria”, videoklipi i të cilës është komentuar shumë së fundmi për shkak të skenave të nxehta të Tunës me Vildanen.
Në klip Vildane Zeneli shfaqet shumë joshëse herë me Sevenin e herë me Tunën ndërsa këta të fundit performojnë në skena të ndryshme.
Në disa sekuenca, Tuna dhe Vildane shfaqen shumë seksi në shtrat e me siguri ata që do shohin videoklipin do mbesin gojë hapur.
Kënga është pëlqyer shumë dhe që në orët e para të publikimit ka arritur shumë klikime në Youtube.