E PABESUESHME/ Arrestohet gruaja që shiste e blinte fëmijë në Instagram për 1 milionë lekë – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Arrestohet gruaja që shiste e blinte fëmijë në Instagram për 1 milionë lekë

E PABESUESHME/ Arrestohet gruaja që shiste e blinte fëmijë në Instagram për 1 milionë lekë

Një grua e bërë nënë dhe një grua tjetër në mesomoshë janë ndër katër personat e arrestuar dhe të akuzuar për shit-blerje foshnjash në Instagram.

Në pranga si të përfshirë në një rreth të trafikimit të fëmijëve, ka rënë një blerëse dhe një zotëri i moshës 29-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Indonezi, ndërsa policia ka nisur hetimet pas zbulimit të disa postimeve të çuditshme dhe që ngjallnin dyshime në rrjete sociale. Faqja ofronte shërbimin e adoptimit të fëmijëve, pasi një nënë i sillte ata në jetë.

Frans Barung Mangera tha se javën e shkuar u arrestuan djali që kishte hapur dhe menaxhonte faqen në Instagram si dhe nëna e re 22-vjeçare, e cila pranoi të nxirrte foto të fëmijës që do të jepte për adoptim, pasi e kishte sjellë atë në jetë.

Gjithashtu një grua në mesomoshë dhe blerësi që kishte kontaktuar me shitësit, janë arrestuar gjatë momentit që do të bëhej shkëmbimi i fëmijës në qytetin Surabaya.

Policia ka thënë se nëna donte të shiste fëmijën e saj 11 muajsh, për shkak se kishte borxhe. I vogli do të shitej kundrejt shifrës prej 15 milion rupish, rreth 1 milionë lekë shqiptare.

Sipas të ëmës, foshnja kishte ardhur në jetë si pasojë e një marrëdhënieje seksuale rastësore.

Faqja e Instagramit kishte rreth 760 ndjekës.