Komentuesja akuzon Jonida Shehun për vajzën/ Përgjigjja e moderatores është ajo e çdo nëne (FOTO) – AlpeGossip
Komentuesja akuzon Jonida Shehun për vajzën/ Përgjigjja e moderatores është ajo e çdo nëne (FOTO)

Komentuesja akuzon Jonida Shehun për vajzën/ Përgjigjja e moderatores është ajo e çdo nëne (FOTO)

Një postim nga personazhet publikë është bërë shpesh temë debati në rrjetet sociale. Dhe me një foto të moderatores Jonida Shehu në Instagram ndodhi e njëjta gjë, këtë të hënë.

Ajo publikoi një foto krah vajzës së saj Kristal, në mbishkrimin e të cilës shkruan:

“Më merr malli sa fillon java, shumë orë larg teje”.

Një prej komentuesve ka reaguar lidhur me profesionin e moderatores, duke e cilësuar atë si egoiste pasi sakrifikon kohën me të bijën për të punuar në televizion.

“Ju njerëzit e televizionit shquheni për egoizëm. Për egoizmin tuaj sakrifikoni dhe fëmijën. Se nuk rrini dot pa dalë në televizion ju….”, shkroi një prej ndjekëseve të Jonidës.

Kjo e fundit reagoi duke i shkruar:

“Po, po, fiks siç thua ti është. Ti kur punon çfarëdo pune bën, e merr me vete me siguri. Apo hani bukë e dashuri juve?”.

Komentuesja nuk ka ndaluar me kaq, por ka treguar se la specializimin përgjysmë për vajzën dhe nuk është fare pishman.