“SI KISHE THËNË JE MË MIRË KËTU?” Ermali përballet “live” me Fifin dhe… (VIDEO) – AlpeGossip
“SI KISHE THËNË JE MË MIRË KËTU?” Ermali përballet “live” me Fifin dhe… (VIDEO)

“SI KISHE THËNË JE MË MIRË KËTU?” Ermali përballet “live” me Fifin dhe… (VIDEO)

Një nga personazhet më të përfolur së fundmi në të gjitha mediat rozë ka qënë këngëtarja Fifi. Fillimin e këtij sezoni ajo u përfol për një zënkë me Luana Vjollcën pasi nuk u pa në orkestrën e “Shiko kush luan”. Mirëpo të gjitha këto thashetheme u hodhën poshtë javën e kaluar kur Fifi u shfaq në skenën e “Shiko kush luan” dhe këndoi një prej këngëve të saj.

Ndërsa më herët sezonin e kaluar pasi u largua nga “Xing me Ermalin” dhe u bë pjesë e stafit të Luana Vjollcës, ajo u shpreh se ishte gjendur më mirë në “Top Channel” dhe kishte kushte më të mira pune.

Si duket Ermal Mamaqi nuk është ndjerë aspak mirë për deklaratën e saj dhe i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”  ai u përball vetë me këngëtaren dhe e pyeti duke i thënë: “Fifi po si kishe thënë ti moj motër se ishe më mirë këtu se atje?”