Disa javë më parë Trejsi deklaroi përmes një fotoje në Instagram se i kishte dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj milioner. Shpeshherë ajo ndante momente nga udhëtimet e shumta që ai i mundësonte nëpër botë.
Mesa duket atyre ditëve u erdhi fundi dhe “gangsterrja e Elbasanit” i është rikthyer jetës së saj të dikurshme.
Ajo ka ndarë me ndjekësit momente gjatë argëtimit në një club nate në Tiranë.
Trejsi shfaqet nën praninë e shoqeve të saj dhe është kuruar në detaj për tu dukur sa më seksi.